Edi Rama: Nuk e lëshojmë Xhafën për Vasil llokumin e Monës
Kryeministri Edi Rama nuk do ta shkarkojë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai tha shprehimisht: Ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në gojën e ujqërve. Por nuk mbrojmë as njerëz që kërkohen nga organet e drejtësisë. Në rastin konkret ndaj ministrit të Brendshëm nuk ka hetime nga prokuroria”, tha Rama duke bërë kështu edhe diferencën me paraardhësin e tij, Saimir Tahirin të cilin PS e “e lëshoi” sepse e kërkonte drejtësia.
Më tej ai hodhi batuta dhe bëri ironi me përfaqësuesit e opozites, duke thënë:”Luli është qofte e Saliut, Vasili-llokumi i Monës”.
Please follow and like us: