Albspirit

Media/News/Publishing

Basha kujton revoltën e Qafë Barit kundër komunistëve dhe bën thirrje për protestën e së shtunës

Në një status të tijin në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë edhe njëherë thirrje për protestë ditën e shtunë. Basha ka bërë një paralelizëm me Revoltën e Qafë Barit kundër komunistëve, duke marrë si shëmbull guximin e tyre.

Statusi i plotë:

11 vite pas kryengritjes se Spacit qe ngjalli shprese dhe i dha kurajo njerezve, nje tjeter akt heroik ne nje tjeter burg famekeq ndodhi, Revolta e Qafe Barit. Te denuarit politike ngriten krye ndaj shtypesve te tyre. Fale kurajos se tyre mbinjerezore ne Qafen e Barit, si sot 34 vjet me pare u fitua per disa ore liria, per disa ore ra sistemi gjakatar komunist. Burrat qe kryen keto akte heroike, jane frymezim njerezor dhe atdhetar. Ata kerkuan lirine, ata u ngriten kunder padrejtesise brenda burgjeve mizore. Ne shembullin e guximit te tyre te pashoq, do te bashkohen te shtunen shumica e shqiptareve qe e duan vendin pa krim, pa droge, pa ministra te lidhur drejtperdrejt me bandat, pa nje kryeminister qe mbron hapur te keqen. Me keto shembuj te heroizmit dhe atdhedashurise, ju ftoj te bashkohemi te shtunen me 26 maj, ne oren 11 ne Tirane, te gjithe bashke ne protesten kombetare ngrihemi kunder padrejtesise, kunder qeverise se lidhur me krimin, per Shqiperine si gjithe Europa.

Please follow and like us: