Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol Shameti: 150 euro bileta për të parë koncertin e këngëtarit grek antishqiptar në Tiranë

Sokol Shameti

Më 24 maj, vjen nga Greqia të japë koncert për shqiptarët një antishqiptar i tërbuar, i cili kur bie rasti të flasë për shqiptarët i quan ata “σκουπίδια” (plehëra).

Një fashist i deklaruar, urrejtës i të huajve, mbështetës i Agimit të Artë dhe dëshmitar okular i kontakteve të fshehta mes alienëve dhe qytetërimit antik grek.

Shqiptarët janë ftuar të financojnë vazhdimësinë e aktivitetit të këtij “artisti”, duke e paguar biletën e koncertit të tij sa frëngu pulën, (ose sa shqiptari përbuzjen).

150 euro do kushtojë bileta e Notis Sfakianaqit në Tiranë. 50 euro kushton në Greqi.

Sepse sigurisht, grekët nuk janë “σκουπίδια” dhe kanë pasur kontakte me alienët. Jo si shqiptarët që janë plehëra dhe kontaktin e vetëm e kanë me naivitetin.

Please follow and like us: