Albspirit

Media/News/Publishing

Zetori i merr jetën Levanakut

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Fier mbrëmjen e kësaj të enjte.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40, në fshatin Levan, në një rrugë dytësore, Levan-Frakull.

Mësohet se një person me iniciale Ll.P., 62 vjeç,  banues në Levan, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor me tre rrota, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Please follow and like us: