Albspirit

Media/News/Publishing

Danimarka barazon me Australinë

Australia konfirmoi edhe njëherë se është ekip i vështirë për t’u kaluar.

Danimarka nuk ka shkuar më shumë se një barazim me shifrat 1-1 me këtë skuadër në grupin C.

Eriksen kaloi në avantazh danezët në minutën e 7-të por Jedinak iu përgjigj në minutën e 38-të përmes një 11-metërshi.

Penalltia u sinjalizua nga sistemi VAR.

Pas kësaj ndeshjeje Danimarka ngjitet përkohësisht në krye të grupit me katër pikë, një më shumë se Franca që ka ndeshjen përballë Perusë.

Kjo e fundit mbyll klasifikimin e grupit me zero pikë.

Please follow and like us: