Albspirit

Media/News/Publishing

Xhacka shkarkon Shemsi Premçin, emërohet Haki Çako

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Emergjencave Civile, Shemsi Premçi. Mësohet se në vend të tij është vendosur ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizjeje, e cila duket se e ka gjetur të papërgatitur z. Premçi. I kontaktuar nga mediat ai ka deklaruar se e priste një vendim të tillë duke marrë në konsideratë, sipas tij, edhe neglizhencën e ministres për të bashkëpunuar. Shpesh herë, Premçi ka qenë “kritik” me mënyrën e funksionimit dhe bashkëpunimin institucional në përballimin e situatave të përmbytjeve. Ndërkohë, sa i përket Haki Çakos, ai vjen në detyrë pas shkarkimit nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Please follow and like us: