Albspirit

Media/News/Publishing

Dy dashuritë e panjohura të këngëtares Vilma Shtëpia

 

 

Muzikë/Flet këngëtarja sexy Vilma Shtëpia (Bisha Shkodrane)

Muzika dhe familja, dy dashuritë e mia të pandara

 

Hermes Nikaj

Vilma Shtëpia, këngëtarja e njohur e trevave shqiptare dhe jo vetëm rrëfehet për ‘Albspirit” rreth karrierës së saj muzikore, vendet perëndimore ku ka dhënë koncertet, viedoklipet më të bukura si dhe për shumë aspektet të botës së saj të brendshme. E bukur, e thjeshtë, e hijshme, e mbiquajtura “Bisha Shkodrane”, Vilma është sot ndër më të kërkuarat në shtetet perëndimore për zërin e saj meliodioz dhe për afërinë që krijon mes saj dhe artdashësve të këngës.

 

  1. Dëshiroj t’iu falenderoj për kohën që po i kushtoni kësaj interviste?

Faleminderit shumë nga ju që jeni më të mirët dhe që ndiqni karrirën e çdo artisti.

  1. Le te ndalemi tek klipi juaj me i fundit, Cilët ishin bashkëpunëtorët e këtij projekti?

Klipi im i fundit ishte “Mos thuj jam shqiptar”që u realizua nga televizioni “Blu sky” i Shkodrës që shikohet jo vetëm brenda vendit dhe në hapësirën shqiptare, por deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Videoklipi transmetohet në disa kanale televizive, përfshi edhe në “Digjitalb”. Teksti është bërë nga Fran Kodra, ndërsa muzikën e orkestrimin e ka realizuar Luan Digistani

  1. Sa këngë keni në repertorin tuaj dhe cila njihet si këngë hit?

Janë të shumta interpretimet e mia dhe nuk mund t’i veçoj. Të gjitha janë shuëm të bukura dhe me shumë ndjekës. Këngët që janë bërë ma hit janë dy të fundit, që kam nxjerrë. Unë do të përmendja këngë ‘Nëna gjallë’, ‘Fmia jetima’ edhe ‘Mos thuj jam shqiptar”.

  1. Kur keni plan për të realizuar ndonjë album?

Shumë shpejt besoj se do e bëj një album që do të përfshijnë realizimet më të bukura.

  1. Në sa vende të botës jeni ftuar për koncerte?

Më kanë ftuar në shumë vende perëndimore si për shembull në Itali, Gjermani, Zvizër, Angli, Belgjikë. Pra më kanë ftuar në shumë skena muzikore sepse këngët e mia janë bërë shumë të dashura për artdashësit.

  1. Ku jeni ndjerë më mirë?

Në çdo vend që jap koncerte jame ndjerë mjaft mirë, por më mirë nga të gjitha ka qenë Zvicra.

  1. Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë?

Nuk kam ndonjë udhërrëfyes të veçantë, por përpiqem të jem vetvetja dhe sa më origjinale.

  1. Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

Femra shqiptare has probleme të shumta, por dy janë faktorët më ndikues: mentaliteti dhe gjendja ende e vështirë ekonomike.

  1. Ku vihet re maskilizmi i shoqërisë shqiptare?

Së pari shoqëria shqiptare asht maskiliste dhe format e shprehjes së saj janë nga më të ndryshmet.

  1. Jeni supersticioze?

Personalisht nuk ma ndin shumë për supersticionin.

  1. Ushqimi juaj i preferuar?

Ushqimi im i preferuar asht pasta ‘lasanje’, patate frite, gatime të tjera karakteristike që më japin kënaqësi.

  1. Si do ta përkufizoni dashurinë?

Jeta e shpëtimtarit pasqyron dashurinë e tij të pastër për gjithë njerëzit.

  1. Kur ndiheni mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo këndoni bukur?

Ndihem mirë kur më thonë je e thjeshtë, sepse thjeshtësia asht mbi të gjitha po pse jo dhe kur me thojnë je e bukur.

  1. Kur revoltoheni?

Kur flasin mbrapa shpine, kur merren padrejtësisht me jetën tënde private, po si i thojnë asaj shprehjes “Qeni leh, karvani ec përpara “.

  1. Dhe për ta mbyllur, si qëndron raporti mes muzikës dhe familjes për ju?

Muzika e familja janë dy dashuritë e mia të pandara.

Please follow and like us: