Albspirit

Media/News/Publishing

Anglia siguron gjysëmfinalen, mposht lehtë Suedinë

Kalon Anglia!Skuadra britanike është njëra nga katër skuadrat më të mira të botës. “Tre Luanët” mposhtën me shifrat  2-0 Suedinë, duke siguruar kështu një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Rusi 2018.

Në “Samara Arena” u zhvillua një ndeshje mjaft e luftuar, por eksperienca dhe cilësitë e anglezëve fituan ndaj forcës të nordikëve, që nuk arritën të shënonin të paktën një gol për herë të parë në këtë Kupë Bote.

Golat e takimit u shënuan nga Maguire dhe Dele Alli në minutat 30-të dhe 59-të. Në raundin gjysmëfinal, Anglia do të gjej përballë fituesin e çiftit Rusi-Kroaci.

Please follow and like us: