Albspirit

Media/News/Publishing

In memoriam, Gjovalin Paci

Gjovalin Paci është piktor i njohur nga mbi Shkodra me origjinë nga Firence e Italisë si pinjoll i familjes italiane Paci të emigruar para qindra vitesh në Razëm. Me një fëmijëri aspak komode, Paci hyri në rrugën e artit si një mundësi për të shpërthyer nga vetja vërshimin e një shpirti të pasur dhe plot nerv krijues. Gjovalin Paci është ndër të parët piktorë nga Shqipëria që ekspozoi punët në Galerinë e Komisioni Evropian në Bruksel i prezantuar në teknikën e akrilikut të pjekur me portretin dhe motivin e Nënë Tereza. Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë realizoi ekspozitën “Skënderbeu, kalorësi i Lirisë dhe simbol i Bashkimit” në Muzeu Historik Kombëtar me 100 portrete nga Heroi Kombëtar shqiptar.

Krijimtaria

  • Deri tani me penelin zotëron afro 4 mijë punë, në të gjitha gjinitë e artit figurativ të kompozimit, të portretit, por edhe disa lloj teknikash si akrilik, vaj, tempra, guashe dhe teknika të tjera grafike, bardh e zi. Lidhjen me galerinë “Arti në shtëpinë blu” rastësisht ma ka përcjellë si një shans të radhës.
  • Përballjen e parë ai e ka pasur gjatë një vizite vite më parë në kryeqendrën e artit botëror, Paris. Lidhja familjare me baletmaestrin e përmasave ndërkombëtare, Angjelin Prelocajn, atij i dha mundësinë të vihej përballë shumë piktorëve që vërshonin në galeritë pariziene. Por ai i’u bë edhe si barrierë që Gjovalin Paci të mos binte në “grackën” e kontratave ekskluzive me disa galeri, të cilat i ofruan aso kohe oferta për punët e tij. Erdhi nga Franca me bocetet në çantë.
  • 2002 – Pas ekspozimit në një galeri në Shkodër, ai prezantoi dhe shiti punët e tij në disa ekspozita vetjake, përfshi dhe prezantimin në ambientet e prezencës së Komisioni Evropian në Tiranë dhe më pas në Malin e Zi.
  • 2008 – Ekspozita në galerinë “Iris” nga piktori i talentuar shkodran me 60 punime cilësore në qytetin e lindjes në praninë e shumë artdashësve e titulluar “Rreth e rrotull Rozafës”, ku piktori trajtoi historinë e Rozafasqë nga legjenda e saj.
  • 2012 – Ekspozita me motive nga libri “Jetë e humbun” e Ejëll Çobës, ku rrëfehen kujtime dhe histori të diktaturës komuniste “përkthyer” në gjuhën e pikturës. Historitë dhe personazhet përshkruan fantazinë e Gjovalinit dhe pas dy viteve punë u shndërruan në 100 vepra artistë të realizuara në teknika të ndryshme, me koncepte moderne të të shprehurit, dhe me një frymë origjinale në prezantimin e detajeve, figurave dhe simboleve prezantuar 5 ditë në Muzeu Historik Kombëtar më datën 10 maj 2012.
Please follow and like us: