Albspirit

Media/News/Publishing

Sekretari amerikan i Shtetit konfirmon arrestimet antiterrorizëm të marsit në Shqipëri

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka hedhur dritë mbi arrestimet e dy iranianëve më 22 mars të këtij viti në Shqipëri.

Në raportin “Akvititeti operacional i Iranit në Europë”, i prezantuar nga departamenti Amerikan i Shtetit mësohet se arrestimi i dy iranianëve në Tiranë u bë nga autoritetet shqiptare, pasi dyshohet se ishin të lidhur me terrorizmin.

Iranianët e arrestuar: Jemi gazetarë

Sa i takon ngjarjes së marsit, arrestimi i dy shtetasve janë F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç u bë i mundur nga SHISH dhe njësia e anti-terrorit në Policinë e Shtetit. Momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Një person i cili ishte i ftuar në këtë ceremoni dhe ka parë momentin e ndalimit të dy iranianëve tha se këtë aktivitet Garda e Republikës kishte ndërmarrë shërbime të përforcuara. “Punonjësit e Gardës së Republikës kishin të printuara fotot e disa personave potencialisht të rrezikshëm për sigurinë e personaliteteve VIP në festimet e komunitetit bektashian”, – deklaroi ai në kushtet e anonimatit. Nga informacionet e para mësohet se dy iranianët, kishin mbërritur disa ditë më parë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit duke kaluar pa asnjë problem kontrollin policor. Këta dy shtetas Iranian janë ndaluar për verifikime të mëtejshme nga agjentët e antiterrorit në Shqipëri, pas informacioneve të mbërritura nga partnerët ndërkombëtar se ata kanë prirje të përfshihet në akte terroriste në vendin tonë.

Në vëzhgim 10 persona të dyshuar si terroristë

Mediat shqiptare raportuan se prej fillim Marsit agjencitë e inteligjencës dhe të anti-terrorit janë duke mbajtur në vëzhgim mbi 10 persona të cilët janë sinjalizuar si persona që mund të organizojnë akte terroriste në Shqipëri. Të gjithë shtetasit Iranian që hynë në Shqipëri janë subjekt i kontrolleve të imtësishme në kufi dhe gjatë qëndrimit në vendin tonë. Agjencitë ligj-zbatuesve në vend tregojnë një kujdes të posaçëm për shtetasin Iranian për mos të lejuar futjen e agjentëve sekret të Teheranit të cilët mund të ndërmarrin akte që dëmtojnë sigurinë e 3.000 muxhahidinëve Iranian që strehohen në Shqipëri.

Please follow and like us: