Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: Kur të nisesh…

Kur të nisesh
kah zemra ime,
kur të nisesh,
tregomë.

Nëse bie shi
do ta ndal!

Borë nëse reshë
në çast e shkri!

Po qëlloi furtunë
ia vë gjoksin unë.

E bëj verë, pëllumbi im!
Verë për ty,
që të vish
e lulet e mallit
të qeshin.

Gjilan, 8 korrik 2018

Please follow and like us: