Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Kadare për Demaçin: I domosdoshëm si rrallëkush për kombin

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena i kanë shprehur ngushëllimet familjes Demaçi për vdekjen e veprimtarit të shquar Adem Demaçit. Në letrën e siguruar nga Klan Kosova, Ismail dhe Helena Kadare e cilësuan si tronditje të rrallë vdekjen e mikut të pazëvendësueshëm, të cilin e konsideruan “të domosdoshëm si rrallëkush për kombin”. Ngushëllimi i dërguar familjes Demaçi:

Të tronditur si rrallë herë në jetë, ju dërgojmë ngushëllimet tona për humbjen e Ademit të shtrenjtë, mikut të pazëvendësueshëm, të domosdoshëm si rrallëkush për ne dhe për kombin.

Ismail dhe Helena Kadare”.

Please follow and like us: