Erina Çoku: KUR PERËNDON DIELLI
Sa bukur m’bie dielli mbi sy,
e m’shket ngadalë
hundës, buzës, faqes, qafës.
Kam kohë me pa gjithçka
me sytë e mi të mbyllur,
kam kohë me ndi’ gjithsej
me sytë e mi të mbyllur,
kam kohë me andrru gjithkah
me sytë e mi të mbyllur,
kam kohë me dashtë gjithsinë
me sytë e mi të mbyllur.
Sa bukur m’bie dielli mbi sy
një çast pa emër, pa tingull, pa cak.
Kam kohë me ba dritë gjithmonë
me çeljen e syve të mi të hantë.