Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Ahmetaj mashtron, 33 biznese mbyllen çdo ditë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku reagoi pas konferencës për shtyp të ministrit Ahmetaj I cili foli për Aktin Normativ, situatën ekonomike në vend, punësimin etj.

Tabaku tha se faktet tregojnë të kundërtën, se ekonomia është përkeqësuar, mungojnë investimet e huaja dhe borxhi është rritur.  Sipas nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, 60 % e investimeve të huaja, me të cilat u krenua Ahmetaj, është nga TAP, investim i trashëguar nga PD.

“Nga Janari Në Gusht Janë Mbyllur 9260 Biznese Ose 33 Biznese Në Ditë. Qeveria Po E Rishikon Buxhetin, Sepse Mungojnë 86 Milionë Dollarë, Ndërsa Borxhi Publik Është Rritur Ndjeshëm. Duke Llogaritur Edhe Ppp, Borxhi Është 83% Apo 20% Më I Lartë Sesa Kur Ps Mori Qeverinë. Arritja E Vetme E Qeverisë Është Rekordi I Saj Si Qeveria E Vetme Në Europë Ku Kredia Për Bizneset Bie, Por Lejet E Ndërtimi Rriten, Duke Dëshmuar Se Ekonomia Pastron E Pista.”

Please follow and like us: