Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Xhaferri: REQUEM OSE PERSHPIRTJE

 

…ajo që hesht në qoshk
si gjerdane me fishekë të lagur
është biblioteka ime

mos, mos më pyesni për libra
ato nuk janë plagë, as mandate
për më tepër pasuri e/pa- luajtshme
për më keq e për dreq, tituj e dekorata

mjerisht sot, libri myket në harresë
injoranca hasdiset me galop
ka fituar status qytetarie…

Please follow and like us: