Albspirit

Media/News/Publishing

Ndryshimet e plota: Rama rikthen si sekretar Alfred Pezën, largohet Musa Ulqini

Një sërë ndryshimesh ka pësuar dhe sekretariati organizativ i Partisë Socialiste. Gazetarja e Faxnews, Ambrozia Meta bën me dije se ka pasur ndryshime si më poshtë:

Bashkim Fino është zgjedhur nënkryetari i Asamblesë, Manja dhe Felaj u zgjodhën në kryesinë e Partisë Socialiste. Arben Pëllumbi është zgjedhur sekretar organizativ.

Blerina Gjylameti nuk lëviz, sekretare për kordinimin elektoral.Ilir Beqja, sekretar për koordinimin digjital. Burimet njerëzore, Senida Mesi, emigracioni, Laert Dulaj.

Sekretarët kalojnë automatikisht anëtarë të rinj kryesie.  Sekretar i marrëdhënieve me Mediat është zgjedhur ish-deputeti Alfred Peza.

Ikën Stefan Cipa, Musa Ulqini që më heret kanë pasur poste në sekretariat.

Please follow and like us: