Albspirit

Media/News/Publishing

Cipras: Disa po përpiqen ta fusin nga ‘dritarja’ çështjen çame

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, ka deklaruar se Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta.

Duke folur për negociatat mes dy shteteve, gjatë një konference për shtyp Cipras ka folur edhe për çështjen çame duke u shprehur se një çështje e tillë nuk ekziston.

Sipas kreut të ekzekutivit grek, Shqipëria, ndër të tjera, duhet të rishikojë, detin, varrezat dhe librat e historisë.

“Negociatat po zhvillohen në nivel ministrash të Jashtëm të dy vendeve. Ato janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Është e qartë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave të integrimit duhet që të kryen një sërë reformash dhe premtimesh që ka bërë qeveria shqiptare” – tha kryeministri grek.

Cipras foli edhe për çështjen çame, duke thënë se ajo nuk ekziston.

“Gjithashtu disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje” – deklaroi Cipras.

Please follow and like us: