Letra për Teatrin, deputeti: Fitore e një beteje, BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri
Menjëherë pas përgjigjes së BE për ligjin e Teatrit Kombëtar ku i kërkohej qeverisë të lejojnë garën mes kompanive, ka reaguar deputeti demokrat Genc Pollo. Në një postim në rrjetet sociale, Pollo falenderon Komisionin Europian i cili ka konstatuar shkeljet e Fusha shpk duke shmangur garën e hapur dhe duke detyruar dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe ta lejojnë garën. Deputeti shkruan dhe këto beteja do t’i fitojnë sepse lufta vazhdon.
Postimi i plotë
BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve.
BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian.
Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon.