Albspirit

Media/News/Publishing

Mesila Doda: Shqiptarët do ta dërmojnë paktin Tcipras-Rama në kurriz të Çamërisë!

Ekstremisti i majte Cipras, tashme i garantuar nga Rama edhe si partner strategjik, sot ka deklaruar se çeshtja çame nuk ekziston, se do marre detin, varrezat, te drejtat per te gjallet e te vdekurit e tyre ne kte vend.
Po sot partneri strategjik i Edi Rames deklaron se nuk njeh masakrat, debimet, rrembimet, vrasjet e vjedhjen e pronave ne Çameri, madje guxon e shkon deri aty sa thote se do heqë emrin Çameri nga tekstet shqiptare…
Rilindja si vazhdimesi e politikes se kuqe te diskriminimit dhe krimit mbi popullsine Çame po ridimensionohet bindshem. Bijte e eterve qe vrane popullsine Çame ne Çameri se bashku me bijte e eterve te kuq ketu ne Shqiperi qe persekutuan per gjysme shekulli popullsine e martirizuar qe erdhi te gjente strehe ne shtetin ame, sot vendosin ti zhdukin edhe emrin…
Por sot duhet ta dine mire, e ta mesoje çdo pushtetar pergjegjes ne kete vend, se para se te zhdukni emrin, te drejten e historine e Çamerise, do zhduket shume me shpejt mbrapshtia edhe fara e urrejtjes dhe tradhetise qe ata vete mbillen e po rrisin perdite mbi kurrizin e Çamerise martire. Ne nuk harrojme!!!

Please follow and like us: