Albspirit

Media/News/Publishing

Greg Rama vjen me një ekspozitë personale

“Fidem”, quhet ekspozita e Grigor Ramës, djalit të kryeministrit Edi Rama, e cila do të hapet më 13-30 shtator në Galerinë Fab, pranë Akademisë së Arteve. Ekspozita do të vijë nën kurimin e Vladimir Myrtezait. Kjo është ekspozita e parë personale e Gregut, i cili ka shfaqur herët talentin e tij në fushën e arteve pamore, duke ecur në rrugën e të atit.

Por kuratori dhe përfaqësues të galerisë nuk kanë dhënë më shumë detaje për ekspozitën, duke dashur ti zbulojnë ato ditën e çeljes së saj. Me këtë ekspozitë, Galeria Fab hap sezonin e ri të ekspozitave për këtë vit. Kryesisht në këtë galeri ekspozohen artistë të rinj dhe vepra të studentëve të Akademisë së Arteve.

Please follow and like us: