Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria e pafuqishme përballë sulmit të Skocisë

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në Ligën e Kombeve derisa sonte ata janë gjetur përballë një stuhie të fuqishme të Skocisë, të cilët e kanë sulmuar portën e Strakoshës që nga minuta e parë e këtij takimi. Berat Gjumshiti shënoi autogol në minutën e 47’të, kurse Naismith dyfishoi epërsinë në minutën e 68’të. Shqipëria nuk ka arritur që ti bëj ballë presionit të Skocisë që nga minuta e parë e ndeshjes.Shqiptarët vazhdimisht janë gjetur në presion te Skocisë të cilët e kanë dominuar Shqipërinë në pjesën e parë. Megjithatë, Shqipëria nuk mori gol në këtë pjesë dhe arriti që të mbrohet për mrekulli. Në pjesën e dytë, sulmet e shpeshta bën që Vedat Gjumshiti të shënoi autogol në minutën e 47’të. Shqipëria tentoi të kthehet në lojë, por ishte shumë e vështirë sepse skocezët vazhdonin që të kërkonin golin e dytë të sigurisë dhe e arrin atë në minutën e 68 me anë të Naismith. Shqipëria vazhdojë me të njëjtin ritëm kurse skocezët vazhduan ta kontrollojnë ndeshjen deri në fund të saj. Pas kësaj fitore, Skocia merr kryesimin e Grupit 1 të Ligës C të Kombëve më 3 pikë, aq sa ka Shqipëria në pozitën e dytë me po aq pikë.
Please follow and like us: