Albspirit

Media/News/Publishing

Mattis në Shkup për të mbështetur referendumin

Pas gjermanëve dhe austriakëve edhe amerikanët po shprehin mbështetje të hapur për investimin e tyre në Maqedoni. Agjencia MIA raporton se këtë fundjavë pritet që Shkupin ta vizitojë sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis i cili do të jetë në vendin fqinj në mbështetje të plotë të referendumit që po oganizohet për miratimin e Marrëveshjes së Prespës për emrin. Po shkoj aty që të bëj të qartë se ne jemi me popullin maqedonas, citohet të jetë shprehur Mattis. Para tij, të enjten në Shkup do të jetë edhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Wes Mitchell i cili do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësues të biznesit. Mbështetja për kryeministrin maqedonas është kthyer në çështje jetike, pasi vetë Zaev ka bërë të qartë se një Jo nga populli maqedonas për çështjen e emrit do të çojë në largim të tijin nga politika.

Please follow and like us: