Albspirit

Media/News/Publishing

Julian Deda, mesazh falenderimi në përvjetorin e ditëlindjes

 

Jam me fat..!

Qëllimi më i rëndësishëm në jetë i një njeriu është të arrijë të ndërtojë mardhënie të mira, të qëndrueshme dhe organike ndërnjerëzore. Ne investojmë gjithë jetën në këtë drejtim dhe nuk ka gjë më të bukur kur ky investim nuk të shkon kot.

Jam me fat, sepse sot për të 37-ën herë që festoj ditëlindjen, konstatoj se jam i plotësuar pranë familjes sime të shtrenjtë, jam i përkëdhelur nga dy prindër të mrekullueshëm, jam i mbrojtur nga miqtë e mi më të ngushtë, që i kam përzemër dhe mbi të gjitha jam i llastuar nga një publik i mrekullueshëm që më ndjek dhe kurrë nuk i kursen fjalët e mendjes dhe të zemrës.

Ja kaq është, për këto ka nevojë njeriu dhe unë jam me fat që i kam dhe do bëj gjithçka për t’i ruajtur të pacenuar nga mikrobet që përditë kontaminojnë realitetin tonë.

Ju falenderoj pafund për fjalët e mira, për urimet që me aq sinqeritet i dërguat drejt meje. Jam vërtetë me fat. Ju dua shumë…!

Please follow and like us: