Albspirit

Media/News/Publishing

Tefta Sala: Ti do dehesh sonte nga vetmia

 

 

Ti do dehesh sonte nga vetmia.

sepse dehjet të tilla nuk kanë humor.

Më pas do qeshësh pareshtur sikur

qesh idiotësia.

E në fund do qash për fundin tënd.

 

Ti do dehesh sonte nga vetmia.

e pasqyrën do ta thyesh me nerv kafshëror.

Sepse vetëm ajo pasqyrë nuk të gënjeu.

vetminë tënde ta la dhuratë në dorë.

 

Ti nuk do mundesh të flesh sonte nga vetmia,

ajo nuk të lë vetëm asnjë sekondë.

Kënaqu tani me ftohtësinë.

që shpirtin tënd e mban si aureolë.

Please follow and like us: