Albspirit

Media/News/Publishing

Vera Kurti: 1 Shtator…

 

Është natë…
endrrat kanë bëre fole t’perhershme n’gjumin tim
kanë mbirë e janë rritur si lulekuqet në arën me kallëza gruri,
si lulet e Zojës n’mal t’Dejës,
hijeshuar e zbukuruar nga puthja e diellit të mëngjesit.

Eshte natë…
nata e fund-gushtit,
nata qē pret lindjen tënde, 1 Shtatorin
dita që lulëzon si trëndafil në mes ditëve tē jetë sime.

Ēshtë natë…
unë endem vetmisë së saj
ajo më afron një mantel të hollë
në ngjyrë gri të përhimtë
e hedh tej dhe vesh mantelin shum’ngjyrëshe të ver’vjeshtës sime

Ēshtë natë…
këmbadoras, ec nëpër terr
në thellësi ndërtoj një tunel,
nē fundin e të cilit ndez dritën
që më sjell tek Ti,
që mē sjell tek buzeqeshjet tuaja,
mbushur oborret e shkollës gumëzhima
mbetur përgjithnjë oborrit tim të shpirtit!

Eshtë natë…
llambushka e shpirtit është ndezur dhe
m’u bēn dritë endrrave.
unë rri zgjuar,
duke pritur agun e ditës sē fund-gushtit
kujtimet janë bërë det
përpëlitem, mbytem dhe përkëdhelem
prej valëve të tyre
tash, endem e përplasem dallgëve të oqeanit mbytës të autizmit…

Ti, në cilën bankë të shkollës do të ulesh nesër?

Please follow and like us: