Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Tërmet Peci i këndon Enver Hoxhës

 

Tërmet Peci i këndon Enver Hoxhës madje fare haptazi nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS. Kjo ka ndodhur në darkën e shtruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, me rastin e 75 vjetorit të clirimit të këtij qyteti fill pas koncertit që iu kushtoi tepelenasve dhjetëra milionë lekë.

Nga pamjet e ofruara në faqet e FCB që kontrollohen nga kryebashkiaku i Tepelenës, shikohet qartë sesi Tërmet Peci shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bëncës që e ka pasur dhe e ka dobësi Enver Hoxhën që kur thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80. Komandanti Enver Hoxha-është refreni i përsëritur shumë herë nga Tërmeti madje ky i fundit në një moment nderon edhe me grusht ashtu si dikur komunistët. Në një moment në vend të Enver Hoxhës, thuhet Edi Rama dhe sërish kthehet tek Enver Hoxha. T’i këndosh diktatorit, personit përgjegjës të mijëra e mijëra vrasjeve pa gjyq të qytetarëve të tij, personit që la në prapambetje të plotë vendin dhe izoluar me botën e jashtme, kjo ndodh vetëm në Tepelenë me protagonist Tërmet Pecin, pinjollin e një prej figurave më gjakatare në sistemin e kaluar, Shefqet Peci./jugunews/

Please follow and like us: