Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Mësuesia është mision, përveç se profesion…

 

 

 

Vitet më të shumta në jetë kam punuar si mësuese, e kam bërë atë punë me shumë dashuri dhe përkushtim.

Eh sa emocion dhe mall kam për kohërat kur punoja si mësuese e që nuk jam lodhur kurrë së luajturi rolin e prindit, mikes e psikologes me nxënësit e mi, por edhe sot e kësaj dite marr pafund mirënjohje nga prindërit dhe ish nxënësit që kam mësuar ndër vite…

Kam tre këshilla për kolegët e mi mësues:

1- Puno me pasion dhe përkushtim sepse mësuesia është mision, përveç se profesion…

2-Buzëqeshi e prite me butësi, një fjalë të ngrohtë dhe shumë dashuri nxënësin e klasës së parë por edhe të vitit të parë kur shkel për herën e parë në klasën tuaj, pasi atë moment nuk do e harrojë kurrë…

3- Komuniko me qetësi me nxënësit e tu…mund të kesh një mal me dije por nëse ato s’i transmeton me taktin e duhur e nuk prodhon emocion në klasë kurrë nuk do mbahesh mend për mirë.

P.S. Mësuesi në jetën e një nxënësi vjen si bekim, si mësim ose si mallkim, zgjidhni dy të parat që të jeni të pavdekshëm në memorien e tyre…sepse fëmijët janë ëngjëj mbi tokë…

Please follow and like us: