Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Xhoi Jakaj: Drejtësi e vonuar, por jo e harruar…

Drejtësi e vonuar, por jo e harruar… I pafajshëm ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto. Padyshim kam pasur kurajo për thënë me zë të lartë se është i pafajshëm edhe ditën e arrestimit. Kam punuar si Drejtore e Burgut të Grave në Tiranë mbi një vit nën drejtimin e tij, një profesionist i vërtetë, një njeri që i peshonte shumë fjala dhe hapi, një drejtues që të dëgjonte e këshillohej për të gjitha problematikat e shumta në sistemin e burgjeve, një burrë pedant që bëri të funksionojë sistemi në të gjitha hallkat e tij.

Ka kaluar kalvar vuajtjesh, por sot Gjykata e Apelit i dha lirinë dhe pafajsinë, ja që arrestimet pa prova shkelin të drejtat e njeriut dhe kur shkelen edhe të drejtat e një ish zyrtari të lartë sa shumë mund të shkelen të drejtat e njerëzve të thjeshtë…

Historia e tij është për skenar filmash nga ato më të ndjekurit dhe me shikueshmëri të lartë. Nëse ndonjëherë ka pasur një gjyqtar që ka dhënë drejtësi në këtê vend, ky është një rast kur drejtësia vonon, por nuk harron…

 

Kush është Artur Zoto?

Artur Zoto ka lindur në Përmet, më 02.10.1974. Nga viti 1993- 1996 ka kryer studimet pranë Akademisë së Policisë, Tiranë. Në vitin 2005 nis studimet pas- universitare në fushën e Kriminologjisë në Universitetin Leicester, në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitet 2009- 2010 merr titullin MA për Sigurinë Globale, për Studimet Master me kohë të plotë, përfunduar me rezultatin “Merit” në Universitetin e Sheffield-it në Mbretërinë e Bashkuar. Ai është vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohje nga misioni PAMECA. Gjatë viteve 2006- 2013 ka punuar si Koordinator Kombëtar i Luftës kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike; Specialist për Hetimin e Aseteve Kriminale; Specialist në Sektorin e Planifikimit Strategjik; Shef i Sektorit Kundër Trafikimit; Specialist në Sektorin kundër Lëndëve Narkotike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në vitet 2005- 2006, ka qenë anëtar i grupit të punës për zhvillimin e strategjisë 7- vjecare të Policisë së Shtetit (2007- 2013), atashuar pranë misionit PAMECA. Gjatë viteve 2003- 2005 ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit Nr. 3 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe nga 2001- 2003 ka shërbyer si Specialist në Sektorin për Hetimet e Veçanta, atashuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtoria kundër Krimit të Organizuar. Gjatë viteve 1996- 2001 ka mbajtur detyrën e Specialistit në Sektorin kundër Terrorizmit; në Sektorin Kundër Lëndëve Narkotike dhe kundër Krimeve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë dhe Fier. Në tetor 2013 Artur Zoto emërohet në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në Shqipëri.

Ish-Drejtore e Burgut të Grave, Tiranë.

Please follow and like us: