Albspirit

Media/News/Publishing

Vjen në shqip “Lutje detit” e Kahled Hosseini

Shtëpia botuese OMSCA-1 nxjerr në qarkullim (po sot botohet në SHBA), librin LUTJE DETIT, të autorit KAHLED HOSSEINI.

 Libri “Lutje detit” është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë.

 I njëkohshëm botimi, si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.

 Dëshpërim i paimagjinueshëm, – borxhi i Khaled Hosseinit ndaj djalit sirian Alan Kurdi.

Unë vazhdova të përpiqesha të kuptoj dhimbjen që babai i tij duhej të duronte çdo herë që shihte fotot e djalit të tij të shtrirë në atë plazh të Turqisë. – Khaled Hosseini


Për librin:

Libri “Lutje detit” është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë.

Ky libër i autorit bestseller ndërkombëtar Khaled Hosseini është një përgjigje e qartë ndaj krizës së refugjatëve sirianë, frymëzuar nga imazhi që tronditi botën i Alan Kurdit 3-vjeçar, që u gjet i mbytur, pa, jetë në një nga plazhet e Turqisë.

Shkruar në formën e një letre, “Lutje detit” është një reagim i babait, ndërsa shikon djalin e tij në gjumë, në udhëtimin e rrezikshëm nëpër det, që shtrihet përpara tyre. Është gjithashtu një pasqyrë e jetës së tyre në Homs, Siri, para luftës dhe e shndërrimit të shpejtë të atij qyteti nga një vend i qetë në një zonë vdekjeprurëse lufte. Libri është realizuar në bashkëpunim me UNHCR-në, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe fillimisht është promovuar si film virtual i Guardian-it në shtatorin vitit të kaluar.

Ky tregim poetik i rrëfyer me shumë intensitet, në përkujtim të përvjetorit të tretë të vdekjes së Alan Kurdit 3-vjeçar, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një breg të Turqisë në shtator të vitit 2015 e duke shkaktuar zemërim në mbarë botën, hapet me përshkrimin e një plazhi të ndriçuar nga drita e hënës, ku një baba mban në krahë të birin që fle, teksa presin zbardhjen e agimit dhe mbërritjen e varkës.

 

Të dhëna teknike:

 

Titulli: LUTJE DETIT

Autori: Kahled Hosseini

Ilustrues: Dan Wiliams

Përktheu: Oriana Tamburi

Redaktor: Loredan Bubani

Çmimi: 800 lekë.

Please follow and like us: