Albspirit

Media/News/Publishing

Puthshtetasit IV/Denar Biba fshikullon gazetarët dhe artistët e oborrit të qeverisë, ja emrat

Pas fluturimit të parë me nxënës të ekselencës, Air Albania fluturimin e dytë të tij do ia kushtojë gazetarëve dhe njerëzve të tjerë të ekranit. Bien në sy emrat e gazetarëve të njohur si Blendi Fevizu, Rudina Xhunga, Sokol Balla, Lutfi Dervishi, Anila Basha apo Skënder Minxhozi si dhe emrat e vipave të ekranit, si Ermal Mamaqi, Bleona Qereti, Florian Binaj apo edhe Luana Vjollca etj. Kjo ka sjellë dhe reagimin e Nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba i propozuar nga shumica qeverisëse. Biba u kërkon gazetarëve që të mos bëjnë si “pabuksa” dhe të shesin integritetin e tyre profesional me një të shëtitur me avion deri në Stamboll. “Dhe a keni kellqe ta pyesni kryeministrin, kur do vije ajo dite qe edhe te afermit tuaj te kene mundesi te udhetojne lire si pjesa tjeter e Evropes?”, shkruan Biba.

 

Postimi i plotë:

E kam bere disa here kete diskutim dhe nuk do resht se beri, ca per dinjitet e ca se kam ca parime qe nuk i shkel.
Kjo nuk ka lidhje as se jam lakmitar, as se jam xheloz ndaj kolegeve te mi.
Keto ekzistojne vetem ne mendjen e tyre dhe ne menyre pabukëse se si mendojne.
Te gjithe jetojme me rroga mujore por dallojme nga integriteti profesional dhe personal.
Tashi tju bej nje pyetje
Nuk keni hipur ndonjehere ne avion qe duhet tju marre dikush me liste dhe tju coje dhe zbrese si dele nga nje avion?
Pse beni si pabuksa, kaq poshte keni rene sa mendoni se integriteti juaj profesional rritet me nje te shetitur me avion deri ne Stamboll.
Mos ma qani hallin per lakmi se s’kam pas kurre nevoje te me fuse dikush ne liste dhe as nuk kam pranuar te me perdore askush, as nuk me kane munguar mundesite.
Po puna eshte si do ta beni lajmin e shetitjes me avion neser.
Dhe po te ishit me integritet ate bileten tuaj a jeni te gatshem qe tja jepni njerezve qe nuk kane fluturuar asnjehere ne jeten e tyre sepse nuk kane mundesi ekonomike, pasi Shqiperia ka biletat e avionit me te shtrenjta ne Evrope.
Kete do prisja nga ju te nderuar gazetare.
Ma lini mua lakmine dhe xhelozine.
Dhe a keni kellqe ta pyesni kryeministrin, kur do vije ajo dite qe edhe te afermit tuaj te kene mundesi te udhetojne lire si pjesa tjeter e Evropes.
Faleminderit!

Please follow and like us: