Albspirit

Media/News/Publishing

Syarta nga Kërçova e Maqedonisë publikon videoklipin ‘Intentions’

Këngëtarja me prejardhje nga Kërçova e Maqedonisë por që jeton dhe vepron në Zvicër ka nisur të meret me muzikë që moti mirëpo si këngëtare profesioniste në këto dy vitet e fundit. Syarta, ka vendosur që të prezantojë kështu videoprojektin e saj të parë profesional duke vendosur këtë herë të bashkëpunojë me Zzap&Chriss pra në On Records ndërkohë që videoklipi i saj është punuar nga Film Nation derisa është publikuar nga platforma më e madhe shqiptare në Youtube, ArkivaShqip.

Syarta këngën e re ka vendosur të titullojë ‘Intentions’ këngë kjo mjaft e bukur dhe jo rastësisht këngëtarja ka vendosur t’i futet muzikës pasiqë këtë e ka edhe trashëgimi familjare pasiqë edhe të afërmit e saj janë marrë me muzikë. Teksti i këngës është bërë nga Chillmearushën ndërsa muzika dhe orkestrimi nga Zzap&Chriss.

https://youtu.be/RAWHZik_KaA

Please follow and like us: