Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush CANAJ: Mund të ndodhë

 

 

 

 

Mund të ndodhë,
dielli një nimfë
ta puthë na faqe!

Është normale të qeshet nimfa
e lulet të çelin mbregut të detit!

Edhe të jehojnë violinat,
edhe të vallëzojnë pulëbardhat.

Mund të ndodhë,
dielli t`ia shkopësitë këmishën
nimfës së harlisur!

E pastaj?
Shtatë ylberë hareje
ta zbukurojnë qiellin
me dallëndyshet në luhare.
Në njëren je ti.

Edhe kjo mund të ndodhë!
Dikush cicërinë për ty:
Nimfa e vogël po vjen
krahët me flutura,
po vjen simpatia

Mund të ndodhë një ditë,

e pse jo,
kur merr krah fantazia.

Please follow and like us: