Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Mall

 
Mbramë kam pasë mall.
Me pâ lirinë pa veshje,
Pa gardianë,
Sikur ty kur të shndriste dielli
Mes malit e detit
Krejt pa cohë.

Mbramë kam pasë shumë mall.
Me t’ pâ ty si lirinë e maleve
Lakuriq,
Hapsinave të pafundme,
Mes atyne fushave të gjelbra
E detit t’heshtun.
Me të pa
Si zanë e shkëputun nga qielli.

Mbramë kam pasë mall-
Shumë mall;
M’i dashtë e m’i harrue
Anmiqtë e lirisë.

(Nga libri, Gjithmonë diçka mungon, OM, 2017)

Please follow and like us: