Albspirit

Media/News/Publishing

FSHF reagon për arrestimin e Armir Grimës

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi të shtunën për arrestimin e ish-portierit Armir Grima, si pjesë e bandës ‘Bajri’.

FSHF-ja tregon se është njohur me ngjarjen e fundit, komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e Armit Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit.

 “FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë. Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj,”- thuhet në njoftimin e publikuar nga FSHF.

Në përfundim Federata thekson se do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje.

Duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm”,- mbyllet reagimi i FSHF-së.

Please follow and like us: