Albspirit

Media/News/Publishing

Reshat Kripa: MBETA NJERI

Tirani më ndoqe prapa,
Orë e ças dhe orë e ças…
Si s’më le të hedh dy hapa,
Si më ndrydhe në kafaz.

Qesh i vogël, krejt kërthi,
Nuk ia njihja trrillet botës,
Por rrëmbimthi erdhe ti,
Si stuhi skëterr e kohës

M’i thërmove këngë e ëndërra,
S’më le as të merrja frymë,
Që fëmi më mbylle brenda,
Kjo qelia akull, brymë.

Miq e shokë m’i largove,
Më le të rroja vetmuar,
S’di ç’ i bëra kësaj bote,
Që më le të sakatuar?

Seç më ndoqe, hije prapa,
Përsëri e përsëri…
Sa u mplaka…dhe u mpaka!
Por shyqyr mbeta njeri!

Vlorë, janar 1992

Please follow and like us: