Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Mos hesht përballë dhunës po reago!

Mos hesht përballë dhunës po reago! Mbrëmë dhe sot i gjithë opinioni publikë u njoh me dy raste, njëra e vajzës së Fushë -Krujës dhe tjetra gjetja e të moshuarës, gruaje 83 – vjecare e vdekur në shtepinę e saj, në Durrës, që sipas organeve të policisë rezulton e vrarë! Si deputete e Qarkut të Durresit e ndjej se situata e dhunës përballë grave, varfëria, papunësia, droga dhe indiferenca e shtetit kanë bërë që tabloja e viktimave të dhunës, përdhunimit dhe vrasjeve e prostituimit, të mos njohin as moshë dhe as kohë. Gjithçka funsionin si një telenovelë dhe viktimizi i vajzave e grave nuk di të ndalet! Çfarë po ndodh me familjen sot, me qytetarë që po trajton si sllevër modern në vendin e tyre? Çfarë po ndodh me krimin
e rrugës qê ka hyrë në familje dhe i merr jetën e identitetin kujtdo gruaje, vajze apo gjyshe qoftë, në emër të të fortit të veshur me pushtet??!!! Fatkeqësisht unë kam patur fatin ta njoh krimin në Fushë- Krujë, në Krujë në zgjedhje e pas saj. Kam denoncuar edhe raste e dhunës me armë, ku për fat tê keq rastet janë mbyllur dhe ku hashashi, droga e armët janë sheshit. Një gjë kam kuptuar, që të jesh grua dhe të jetosh në Krujë e Fushë -Krujë e Nikël është heroizëm!Dhe tani para këtyre rasteve ekstreme ku jeta e një vajze apo gruaje qendron në fije të perit duhet reaguar fort! “Kur lapsi e kap injoranti, pushkën krimineli, pushtetin tradhtari dhe imorali, vendi kthehet në një xhungël, ku nuk jetohet më”!

Në emër të jetës nuk duhet të heshtim, po të luftojmë për dinjitetin e nëpërkëmbur!

Fotografia e Nora Malaj

Please follow and like us: