Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Shqipëria ‘prodhon’ deputetë nga hiçi

 

 

Mbi 70 për qind e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë nuk i njeh askush, përveç fshatit të tyre ose shkallës së pallatit ku jetojnë dhe komshiu i ulur ngjitur me të në parlament sepse nuk ka folur as bërë asgjë kurrë në sherbim të zgjedhësit të tij apo vendit tij, madje nuk ka qënë i zoti as të shkruaj dy fjalë dhe të dalë e të flasë në poltronin e parlamentit, njëherë të vetme, gjatë gjithë mandatit që ta njihte njerëzimi të paktën me zë e figurë.

Unë nuk e kam inatin me deputetin e asnjë ngjyre se fundja te ky 70 % ka nga të gjitha partitë, por me atë që e vuri në listê dhe ia serviri popullit si ‘qofte me mish special’ dhe në fakt gjatë katër viteve ne parlament ai/ajo rri si qofte aty e nuk shërben për asgjë përveç se të ngrejë kartonin sa herë të jetë nevoja e ia kërkon partia dhe të bëj ca para në rrugë të paligjshme, të cilat i siguron nëpërmes kartonit e mandatit të deputetit dhe kështu mbron ligjshmërinë e të paligjshmes së tij dhe të partisë që e zgjedh…

Ja pra ky është vendi ynë që prodhon deputët nga hiçi dhe ata me një gjë do merren normalisht… dhe gjëja me të cilën merret ky 70 % janë të bëjnë çudira dhe të pasurohen në 4 vjet, aq sa një njeri normal me punë nuk i bën ato pasuri as në 4OO vite jetë po t’ia jepte zoti aq kohë për të jetuar.

Ndaj deri sa votojmë këto lloj deputetësh në lista se i servir partia e idealit tonë nuk kemi asgjë në terezi as sot as nesër, as kurrë…

Zot ruaje Shqipërinë nga zallamahia që po ndërton politika, pasuri të paligjshme, krim, dhunë dhe njerëz që përdoren si mos më keq për të arritur gjithçka me çdo kusht, pa kursyer tashmë as jetë njerëzish…

Please follow and like us: