Albspirit

Media/News/Publishing

Lidhjet erotike sipas çdo shenje të horoskopit

Lajmi i mirë: universi është në anën tuaj! Tetori do t’ju shtyjë të mendoni pak më gjatë rreth marrëdhënies suaj, gjë që nuk e kishit bërë më parë. Nëse do t’ia vlejë do qëndroni, në të kundërt do hiqni dorë pa e menduar dy herë. Nga ana tjetër Akrepi në Afërditë ka rezervuar energji dhe atmosferë pasionante për të gjithë ju. Po po, edhe për ju beqarët!

Do mendoni vazhdimisht për të shkuarën që duket se ka lënë një shije aspak të mirë te ju. Fatmirësisht situata do të ndryshojë në mes të tetorit, ku do të vlerësoni marrëdhënien në çift dhe do të dini fare mirë si të veproni për të nxehur atmosferën. Puthje, përqafime dhe shkëndija përcëlluese!

Demi

Keni kohë që nuk jeni të lidhur dhe po kërkoni të përfshiheni në një romancë. Data 23 është idealja për njohje të reja. Edhe diçka, rrethojeni datën 24 pasi pritet të përjetoni mbrëmjen dhe seksin më të paparë të jetës.

Binjakët

Këto ditë do ta gjeni veten të etur për pak pasion dhe intimitet në çift. Kjo mund të shkaktojë edhe pak tension në marrëdhënie por në fund të ditës do të dini ku të rregulloni gjithçka. Atje, në dhomën e gjumit apo kudo tjetër!

Gaforrja

Nuk ka rëndësi nëse je apo jo në një lidhje: universi e ka ndarë mendjen të të falë shumë dashuri, ndjenjë dhe qejf këto javë. Gjithçka do të ecë ashtu siç duhet në jetën tuaj dashurore, ndërkohë që do ta gjeni veten të rrethuar nga dashuria dhe energjia pozitive.

Luani

Ju e dini shumë mirë çfarë kërkoni në këtë jetë dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ja dilni përherë ta bëni tuajën. Më shumë pasion? Patjetër! Më shumë seks? Sigurisht që po! Yjet janë nën urdhrat tuaja.

Virgjëresha

Edhe këtë muaj do të vazhdoni të dëshironi atë që keni dëshiruar për çdo ditë: më shumë detajizëm dhe përkushtim nga partneri. E veçanta është se këtë herë, universi do të lëshojë pe. Është koha juaj!

Peshorja

Energjia pozitive dhe dëshira për ta jetuar jetën ashtu siç ju dëshironi do t’i bëjë mirë romancës suaj. Do të përfshiheni në biseda të thella me partnerin dhe do të eksploroni skutat më të errëta të trupit e mendjes. Shfrenoni fantazinë!

Akrepi

Si çdo herë tjetër, edhe këtë muaj, ndër të tjera, keni gjithë kohës në mendje kë tjetër veç seksit. Nëse këto ditë tregoheni më pak egoistë dhe përpiqeni të plotësoni edhe dëshirat e gjysmës suaj në shtrat, pa ekzagjerime seksi juaj do të jetë perfekt.

Shigjetari

Dikush jua ka vënë syrin dhe ju as që jeni në dijeni për këtë. Mos harroni, ju paralajmëruam! Zodiaku ka menduar një situatë tepër intriguese nga java e dytë e muajit. Një gjë është e sigurtë, mbrëmjet vonë nuk do t’ju gjejnë vetëm.

Bricjapi

Këtë muaj do të përpiqeni të bëni sa më shumë qejf, dhe seks padyshim. Mjaft më me drama dhe zënka. Është koha për dashuri dhe lidhje shpirtërore me partnerin tuaj. Energjia dhe dëshira do të jenë në anën tuaj, kështu që muaj të këndshëm!

Ujori

Këtë tetor është koha të merrni atë që kërkoni. Koha për një arratisje romantike dhe dashuri të zjarrtë. Beqar? Jo për shumë gjatë. Mos nguroni të dilni të shtunave mbrëma dhe na besoni, gjërat do të ndryshojnë për mrekulli.

Peshqit

Një gjë e dimë me siguri: ju duhet me patjetër një lubrifikant. Yjet premtojnë kaq shumë, po kaq shumë seks për ju. Në javët në vazhdim pritet t’ju lindë një dëshirë e brendshme për të eksperimentuar dhe njohur sa më shumë botën e dashurisë.

Please follow and like us: