Albspirit

Media/News/Publishing

Hitleri kundër Leninit në zgjedhjet historike bashkiake

Ish-kryebashkiaku Hitler Alba po kërkon të rikthehet për një mandat të dytë në qytetin Yungar të Perusë, në Amerikën Latine, pork a përballë një kandidat të fortë të quajtur Lenin Vladimir Rodríguez Valverde.
Disa nga slloganet e fushatës së ish-kryebashkiakut shkruajnë: “Hitleri po kthet” apo “Populli është me Hitlerin”.
I pyetur për rastësinë e emrit, ish-kryebashkiaku tregon se babai i tij nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për Adolf Hitlerin kur i vuri emrin. Alba thotë se kur mësoi më vonë se kush kishte qenë krimineli gjerman, kishte vendosur ta ndërronte emrin, po në fund e kishte mbajtur.
Ai nënvizon: “Unë jam Hitler i mirë” dhe thotë se nuk ka lidhje me ideologjinë e Adolf Hitlerit, ndërsa synimi i tij është një qeveri e ndershme dhe transparent në Yungar.
Hitler Alba do të përballet me një kandidat me Leninin, banor i një lagjeje fqinje, mirëpo njeriu që mban emrin e babait të Revolucionit rus nuk ka marrë ende dot lejen nga komisioni zgjedhor.
Gazeta “The Guardian” që përshkruan këtë rast, shpjegon se në Amerikën Latine, prindërit shpesh u vënë fëmijë emra ekstravagantë, pavarësisht nga përshtypja negative që mund të lënë jashtë vendit të tyre.
Vitin e kaluar, një lojtar me emrin Osama Vinladen u zgjedh për ekipin kombëtar të të rinjve të Perusë në futboll. (Ruben Avxhiu)

Please follow and like us: