Brizida Gjikondi: Mshirë, bastardë të shtirur e të lëpirë!!!
Mshirë për vajzën nga Nikla e Tapizës së Fushë Krujës, që kam trishtim ti përmend emrin. Mshirë, ju dinakë majtas e djathtas, ju të shtirur, të kapur, të lëpirë, të sipërfaqshëm.
Ju që kuisni vetëm kur lajmi ka marrë dhënë, por ndërkohë që ngjizet dhe ndodh, ju nuk jeni. Ka dekada që nuk jeni. Ju që gratë tuaja të simboleve i keni shëmbëlltyrë të prostitucionit të karkaterit, të shtirjes, nënshtrimit ndaj dhe përfitimit material, jo moral.
Vajza nga Nikla është një ndër mijëra, të abuzuarat, të manipuluarat, të tmerruarat, të vdekurat për së gjalli. Në katundet shqiptare vlon inçesti, abuzimi, poshtrimi, vrasja dhe vetvrasja në masë e femrës shqiptare.
Ju në momentin që rezulton që abuzuesi është pjellë e politikës atëherë pëllisni, po ku ishit ju deri tash? Kur abuzuesi ishte babai i një prej vajzave të vetëvrara po në Nikël dhe kaluar në heshtje në këtë shtet hipokrit (se gjoja nuk duhet reklamuar se shtohen rastet) ku ishit Ju? Për qindra vajza e gra që dhunohen psiqikisht, ekonomikisht, fizikisht, ku ishit, ku jeni?! Historia dhe shteti nuk funksionon me emocionet e serisë së fundit të telenovelës tragjike të vajzës nga Nikla.
Historia shkruhet pak nga pak, që kur lind vajza, vajzat, femrat shqiptare, politikat emancipuese, arsimore, ekonomike (pasi vetëm ajo ja ngre pavarësinë, dinjitetin dhe kurajon gruas), legjislative.
Ju bëni gjyqin e historisë duke përjashtuar veten. Të heshtin, të heshtin sidomos jastëkët e shëmtuar të zbukurimit të kësaj klase të fëlliqur politike, që për fat të keq janë gra!!!
Mshirë për vajzën nga Nikla e Tapizës së Fushë Krujës, mshirë, por ajo është një ndër mijëra, në dekada e tillë.