Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Xhoi Jakaj: Shtatë pamjet e bullizmit

Çfarë është Bullzmi? Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, dëshirë që dëmton, një veprim që lëndon, një disbalacë në forcë, një përdorim i padrejtë i forcës, një kënaqësi e dukshme e agresorit si dhe një ndjenjë e përgjithshme e të qënit mbizotërus ndaj viktimës.

Termi “Bullying” i shqipëruar do të thotë “kërcënim” dhe tregon fenomenin e sjelljeve të përsëritura, agresive, të dhunshme me karakter psikologjik, fizik, që iu bëhet fëmijëve adoleshentëve të pambrojtur të vetmuar, nga një individ ose grup individësh të tjerë moshatarë ose më të mëdhenj, të cilët kërkojnë të diskriminojnë, keqtrajtojnë, abuzojnë me bashkënxënësit si ata nëpër shkolla, por dhe më herët që në çerdhe. Këta individë agresivë kryejnë bullizëm ndaj “viktimave” të tyre duke shfrytëzuar moshën më të vogël, pamjen e jashtme, statusin social, përkatësitë racore, kombësinë ose dhe atë fetare.

Bullizmi shfaqet me karaktere dhe me forma të ndryshme:

1-Bullizmi fizik, abuzim me anë të dhunës së përsëritur të çdo forme.

2-Bullizmi psikologjik verbal me anë të fyerjes, nofkave, thashethemeve dashakeqe, shpifjeve…

3-Bullizmi social që do të thotë mënjanim nga grupi shoqëror në shkoll ose në festa që organizon klasa.

4-Bullizmi seksual, që është verbal me anë të fjalëve fyese, provokuese, por edhe fizik në ngacmime seksuale.

5-Bullizmi virtual me anë të rrjeteve sociale, dmth keqpërdorimi i tyre për të dëmtuar ‘viktimën’ me postimin e fakteve apo thjesht shpifjeve publikisht…

6-Bullizmi racial nëpërmjet fyerjes dhe dhunës…

7- Bullizmi fetar duke diskriminuar dhe fyer fenë ku nxënësi ose prindërit e tij besojnë.

Si ta dallojmë fëmijën që është nën presionin e Bullistëve?

a-Fëmija nuk pëlqen më atë që pëlqente.

b- Fëmija është i fiksuari pas Instagramit apo Facebook, nëse ka llogari dhe papritur tenton t’i mbyllë ato nga frika. c-Fëmija nis të ketë shumë dhembje koke ose dhembje stomaku.

d-Fëmija grindet dhe nuk flet me miqtë.

e-Fëmija nuk do të shkojë në shkollë ose në stërvitje.

dh- Fëmija nuk pëlqen më veten

f-Fëmija filloon të ushtrojë vetë bullizëm ndaj një më të dobëti.

Si ta ndihmojmë fëmijën nga Bullizmi? Pesë mënyra efikase:

E para: Bisedoni me mesuesen

E dyta: Përfitoni nga “orët e hapura”.

E treta: Shkoni në takime me prindër dhe ngrijeni si problem, bëje publike bullizmin që i ndodh fëmijës suaj.

E katërta: Mbrojeni fëmijën. Jepini fëmijës mjetet e duhura për t’u përballur me bullistin.

E pesta: Luftoni t’i induktoni vetëbesim dhe aftësi të mbrohet…

Bullizmi është përhapur shumë, ai dëmton, madje dhe vret fëmijë të pafajshëm, nëse nuk i mbrojmë…

Autore librash për adoleshentët dhe paraadoleshentët.

Please follow and like us: