Albspirit

Media/News/Publishing

Aktorja e famshme kineze Fan Bingbing gjobitet me 130 milionë dollarë për evazion fiskal

Aktorja e famshme në Kinë, Fan Bingbing, e cila është zbuluar se ka bërë evazion fiskal, është dënuar me gjobë prej 884 milionë juan (rreth 130 milionë dollarë).

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, në hetimet e nisura në muajin qershor nga Administrata Shtetërore Tatimore e Kinës dhe Zyra Tatimore Jiangsu, është zbuluar se Fan ka bërë mashtrime në kontratat me kompanitë e filmave me qëllim që të fshehë të ardhurat reale dhe për të bërë evazion fiskal.

Si rezultat i hetimeve, Fan duhet të paguajë 130 milionë dollarë gjobë për mashtrimet e bëra, evazionin fiskal dhe shpenzimet e shtyrjes së pagesës. Njoftohet se Fan, e cila për herë të parë është dënuar për evazion fiskal, nuk do të dënohet me burgim.

Aktorja kineze Fan përveç kinemasë në Kinë kishte luajtur edhe në filma të Hollywood’it si “X-Men: Days of Future Past” dhe “Iron Man 3”. (AA)

Please follow and like us: