Albspirit

Media/News/Publishing

Mullahët të frikësuar nga ndryshimi i regjimit në Iran

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei është i tmerruar se implementimi i raundit të dytë të sanksioneve, sidomos të sanksioneve të lidhura me industrinë iraniane të naftës, do ta shkatërrojë ekonominë iraniane një herë e përgjithmonë, duke çuar në përmbysjen e mullahëve.

Për këtë arsye, të enjten, ai u përpoq të ngrinte moralin e trupave të tij të lodhura me një fjalim të titulluar “Manifestimi i Fuqisë”, por kjo gjë vetëm sa pasqyroi se sa i dobët e i dëshpëruar është bërë Regjimi Iranian, përballë sanksioneve të jashtme dhe një kryengritjeje brenda vendit.

Ai u tha forcave Basij se ata që flasin për pajtim me SHBA-në, janë tradhëtarë të Regjimit Iranian dhe se sa kohë që ai të jetë gjallë, nuk do ta lejojë të ndodhë një gjë e tillë. Ai tha se disa zyrtarë të Regjimit dhe mercenarët që kanë dezertuar tregojnë “lodhje, skamje dhe paaftësi” dhe i quajti “intelektualë të pandershëm, të pasinqertë e hipokritë,” dhe “njerëz të shkurajuar, të demoralizuar, frikacakë, oportunistë, vetë-shkatërrues …. të pashpresë e dembelë”, të cilët, “nëse nuk janë agjentë të armikut, nuk janë, sidoqoftë, as punëtorë për progresin e vendit”.

Më pas ai tha se progresi i Regjimit Iranian është “superior ndaj këtyre dezertimeve”, para se të vazhdonte me një leksion rreth lirisë së shtypit dhe internetit në Iran.

Është e qartë se ai ka frikë nga përmbysja e Regjimit pasi u tha Basij-ve dhe Gardës Revolucionare që të qëllojnë lirisht kudo që të jetë nevoja, gjë që i referohej qartësisht turmave të mëdha e pothuajse konstante të protestuesve që mblidhen në çdo qytet të Iranit.

Khamenei tha, me shumë mundësi për shkak të frikërave të tij nga ndryshimi i regjimit, se ndërhyrja rajonale dhe projektet e raketave janë të domosdoshme për mbijetesën e regjimit, prandaj Irani nuk do t’i braktisë ato; pra nuk do të bëjë atë që do Trump në këmbim të një pakti të ri bërthamor.

Please follow and like us: