Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkohet ministri i Brendshëm në Kosovë

Shkarkohet ministri Bejtush Gashi me kërkesë të AKR-së. Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi është shkarkuar nga kjo pozitë, me kërkesë të partisë që i përket, AKR-së. Sekretari Organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, ka konfirmuar për KTV-në këtë vendim. “Ne si AKR kemi bërë kërkesë për shkarkimin e ministrit, tash varet nëse e miraton këtë qeveria”, ka thënë Pacolli, por pa dhënë arsyet e shkarkimit të tij. Bejtush Gashi bëhet ministri i tretë i shkarkuar nga radhët e AKR-së. Në këtë koalicion qeverisës, ishte shkarkuar edhe ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj.

Please follow and like us: