Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Hafizi boton romanin shkencor “Pika trëndafili”

Pas dështimit të projektit të partisë LIBRA, ku Mimoza Hafizi ishte bashkëthemeluese, astro-fizikantja duket se tanimë ka ndjekur rrugën e Ben Blushit, atë të shkruarit. Pas akuzave të Hafizit në drejtim të Blushit se ky i fundit kishte uzurpuar partinë, ish-deputetja u përjashtua nga Komisioni i Etikës së LIBRA-s. Tanimë Hafizi duket se po “sfidon” ish-kryetarin e partisë së saj në një tjetër fushë, atë të letërsisë, të cilën Blushi e lëvron prej dekadash.

Postimi i Hafizit në “Facebook”

Këto janë foto nga ROMANI im, që nesër fillon të shpërndahet nëpër librari. Bën pjesë në zhanrin shkencë popullore. PIKA TRËNDAFIL është emër i stilizuar për planetin më të afërt me Tokën, por jashtë sistemit Diellor. Përmes ngjarjesh, reale apo imagjinare, që zhvillohen në Qendra të rëndësishme të kërkimit të hapësirës anekënd globit, ky libër do t’ju lidhë me botët e vogla e vite-dritë të largëta, që kemi filluar t’i njohim në pragun e mijëvjeçarit të tretë. Janë ekzoplanetet, planetet qark yjeve të tjera, që bartin mbi vete sekretin e jetës jashtëtokësore dhe të alienëve. Ne duam dhe nxitojmë t’i zbulojmë !

Please follow and like us: