Trump deklaron tërheqjen nga traktati antibërthamor i vitit 1987
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Traktati sovjeto-amerikan i vitit 1987 që ndalonte për të dyja vendet zhvillimin dhe dislokimin luftarak të raketave me rreze të mesme tokë-ajër që janë efektive në distanca 500-5500 km. Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh pas një takimi elektoral në Nevada se ShBA nuk mund të lejojë Rusinë që të zhvillojë këto armë dhe vetë të ketë duart të lidhura. Nuk e kuptoj se përse presidenti Obama nuk negocioi apo nuk u tërhoq. Rusët po e shkelin traktatin prej vitesh, tha Trump. BBC sqaron se sipas palës amerikane, Rusia ka zhvilluar një raketë të re me rreze të mesme, quajtur Novator 9M729 që i mundëson goditjen bërthamore ndaj vendeve të NATO-s nga një distancë shumë e shkurtër. Traktati është konsideruar si një ndër hapat kryesorë në çmilitarizimin bërthamor të dy ish-superfuqive të cilat deri në vitin 1991, pra për katër vjet thuhet se rasgjësuan 2961 raketa, duke mos prekur gjithësesi arsenalin detar. Ai u nënshkruar më 8 dhjetor 1987 në Washington nga Regan dhe Gorbaçov.