Albspirit

Media/News/Publishing

Eli Kanina: Të jesh ambasadore për Paqen!

 
 Fotografia e Eli Kanina

 

Mirënjohje Federatës së Paqes Universale në Shqipëri dhe presidentit të saj Gaqo Apostoli, për marrjen në konsideratë të vlerave të mia, duke më përzgjedhur e vlerësuar me misionin e Ambasadores për Paqen, si një model frymëzues për të tjerët! Ishe si një diell vlerash që ngrohu me fjalën e mbajtur dhe pasionin për këngën, gjithë të pranishmit në sallë, urime në misionin tuaj z. President për Paqen!

Faleminderit drejtoreshës së revistës ALTERNATIVA Eltona Lakuriqi për propozimin e emrit tim krahas gjithë autorëve që bashkëpunuan për revistën dhe janë botuar në dy numrat e parë të saj! Suksese të uroj në sipërmarrjen e projektet largpamëse që synon, duke u bërë një model shembull për të rinjtë e sotëm me fisnikërinë tënde!

E sikletosur nëse e meritoj këtë çmim apo sa ia vlen ky çmim, nga artikulimi deri në patetikë i fjalës paqe gjithandej, dhe shtimi i numrit të ambasadorëve të saj ndër vite, dilema ime u mposht, nga gëzimi që ndjeva kur emri im u rreshtua përkrah emrave të nderuar përzgjedhur modelë të misionit që Federata e Paqes Universale na besoi me dhënien e këtij titulli. Pas një historiku që iu bë veprimtarisë ndër vite së kësaj Federate në Shqipëri dhe personaliteteve të saj me mesazhet që ata dhanë, kuptova diferencën, epërsinë dhe rëndësinë e një ambasadoreje për paqen. U ndjeva krenare nga kjo dhe e privilegjuar, ndërsa në fjalën përshëndetëse i premtova vetes dhe atyre që besuan tek unë, se paqja për mua nuk do të mbesë varur në këtë kornizë, por do të jetë një motiv për ditën dhe një mision për jetën time!
Këto ditë, sapo jam kthyer nga një udhëtim i gjatë në rrugë tokësore dhe jam e impresionuar nga gjithë çka pashë:
Kilometra të tëra sipërfaqe gjeografike të pabanuara e të pacënuara nga “duararti” njeri shtriheshin si oaze paqeje me ngjyra e aroma natyre.
Dhe mes tyre zonat urbane apo vendet e populluara dhe shpesh të mbipopulluara, që njeriu i ka përshtatur e modifikuar për nevojat e tij. Nga dëshira për të përmisuar atë që ofron natyra, shpesh njeriu me egon e tij jo vetëm e ka dëmtuar por ka dëmtuar edhe veten, duke u kthyer në një rrisk paqeje në ambjent e shoqëri.
Ky keqmenaxhim i natyrës, kjo keqshpërndarje gjeografike e njeriut, kanë shënuar në historinë njerëzore që në fillesat e saj konflikte, luftra e revolucione. Egoja njerëzore për të patur atë që nuk e ka, për të marë atë që s’i takon, për të shkuar aty ku s’mundet, e kanë tjetërsuar atë dhe natyrën, duke e humbur paqen në shoqërinë njerëzore.
Pra na takon ne njerëve që të reflektojmë dhe ta risjellim paqen në botë. Duke vendosur së pari në paqe veten, dhe më pas ta transmetojmë tek të tjerët.
Si vendoset paqja?
Të pranojmë veten ashtu siç jemi, dhe të kërkojë nga të tjerët për atë që jemi!
Të ndërgjegjësohemi për sjelljen tonë kur jemi vetëm që të mos ndryshojë me atë kur jemi në publik!
Të mos sforcaremi për tu dukur ndryshe!
Të jemi tolerantë me ata që janë e sillen ndryshe nga ne!
Të jetojmë për të tjerët…etj

Në paqe me veten, duhet të mendojmë se jemi kalimtarë kësaj bote. Siç erdhëm edhe do ta lemë. Ndoshta nuk do lemë pas vila, gradaçela e shufra floriri, por le të mbahemi mënd e të kujtohemi për dashurinë me të cilën e jetuam jetën! Dashurinë që na mëkuan në të gjitha dimensionet, me po aq dashuri ta transmetojmë për njerëzit e natyrën jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Dhe fjala e mirë nuk kushton, të mos presim rastin por ta themi atë gjithë kohën, për këdo që ka nevojë, aty ku duhet, pa ceremoni!

Sa shumë ambasadorë për paqen, dhe sa pak paqe!?

Motivi që i pëshpëris vetes çdo ditë:
Ji e lumtur edhe pa shkak, duke e kërkuar shkakun edhe në detajet më të vogla të jetës!
Thuaje gjithmonë fjalën tënde, por më shumë se guxim, fjala do dashuri!
Guxo të mos duash, dhe një zinxhir mos-esh do të prishin paqen tënde, jetën tënde!
Merr guximin të duash, në emër të dashurisë komuniko me njerëzit, kryej punën, ushtro profesionin dhe pasionet e tua, dhe bëhu një shembull për gjithkënd që motivohet prej teje!

Ky motiv më paqëton dhe përtej fjalëve, janë edhe veprat që më bëjnë të ndihem e pasur, janë tre trashëgimtarët e mi dhe librat që kam botuar e vazhdoj të shkruaj…si edhe sytë e gjithë atyre që më duan dhe besojnë tek unë!

Përzemërsisht Eli Kanina.

Fotografia e Eli Kanina

Fotografia e Eli Kanina

Fotografia e Eli Kanina

Fotografia e Eli Kanina

Fotografia e Eli Kanina

Fotografia e Eli Kanina

Fotografia e Eli Kanina

Fotografia e Eli Kanina

Please follow and like us: