Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Ky është skandal! Studentët dhe ferri që quhet “Qyteti i Studentit”

 

Ky është skandal! Studentët dhe ferri që quhet “Qyteti i Studentit”.
“Po e trajtove vendin tënd si kosh plehrash, ashtu do ta shohin edhe të tjerët”! Sapo ka filluar Viti Akademik 2018-2019 dhe studentët e ciklit të parë dhe ata të ciklit të dytë janë dyndur te Qyteti i Studentit! Fatkeqësisht ai nuk mund të quhet i tillë, po pa frikë mund të thuhet Ferri i Studentëve! Përtej politikës, me fakte, po ju jap tablonë ekskluzive që Channel One e realizoi për të parë se ku jetojnë studentët tanë!!! Kjo që do shihni është përtej çdo komenti realiteti ulëritës se ku është katandisur sitemi ynë mbështetës në ndihmë të studentëve??!!! Edhe vendet më të varfra nuk do të krahasoheshin me këtë pamje eksluzive??? Kjo nuk të lejonë më të thuash që realiteti do të ndryshoj, kjo tregon tmerrin ku po jetojmë dhe fasadën që po ndërtojmë!!! Shteti është kalbur si molla, i ka ngelur vetëm
fasada, se krimbat po e hanë nga brenda!!Dhe të mendosh që aty jetojnë femijtë tanë, ata të rinj që ëndërrojnë për një jetë më të bukur dhe për të jetuar me dinjitet! Ky është shteti që qytetarët e tij i trajton si skllevęr modernë, në mizerje e mjerim në mes të kryeqytetit!!! Shiheni njerëz dhe kuptoni se realiteti dhe e vërteta janë larg fasadës që shitet çdo minutë nga qeveria e krimbur dhe e rrënuar!


 

Please follow and like us: