Vrasja e 35-vjeçarit në Bularat, Ministrja greke: Asnjë flamur nuk u ul
Ministrja e Kulturës në Greqi Mirsini Zorba ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçarit. Ajo në një status në Facebook, thekson se nuk është ulur asnjë flamur grek në Bularat të Gjirokastrës, por të gjithë sipas saj janë valvitur lart.
Mirsini Zorba: Sot, në varrezat e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit. Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetësisht, pa asnjë problem. Gjatë rrugës u informuam se një minoritar kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhëti. Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik.