Albspirit

Media/News/Publishing

Gangsteri që frymëzoi Hollivudin vdes në qeli

I quajturi gangster i Bostonit, James Bulger u vra në një burg federal të SHBA,  në Virxhinian Perëndimore, shkruajnë mediat amerikane. 89 vjeçari u gjet i vdekur në qeli në një burg të sigurisë së lartë, pak orë pasi ishte transferuar aty nga një burg i Floridas. Bulger është dënuar në vitin 2013 për gjithsej 11 vrasje. Kjo gjë ka bërë që shumë filma të Hollivudit të bazohen në jetën e tij të errët. Bulger u kap më 2011 pasi ishte shpallur në kërkim. Ai ka qenë 16 vjet rresht në kërkim policor.

Please follow and like us: